“After Party” Big Brother VIP 3 bën bashkë ish banorët dhe VIP-at

Mediale Vip

“After Party” Big Brother VIP 3 bën bashkë ish banorët dhe VIP-at

Më: 27 maj 2024 Në ora: 23:49
Foto nga vendi i ngjarjes

“After Party” i Big Brother VIP 3 Albania ka bërë bashkë ish banorët e këtij edicioni dhe ato të kaluara.

Pjesë e festës janë fituesja Egla Ceno, finalistët Jul Deda,Heidi Baci dhe Meriton Mjekiqi.

Gjithashtu në festë janë edhe Meri Shehu, Roza Lati, Françeska Murati, Ervin Gonxhi dhe ish banorë të tjerë.

Ilnisa dhe Meritoni kanë mbërritur bashkë në festë të dy të veshur me të zeza.

Në skenë performuan fituesi i edicionit të dytë, artisti Luiz Ejlli, Bardhi dhe Fifi.

Kjo festë e kuruar deri në detaje bëri bashkë dhe shumë VIP-a, moderatorë, gazetarë, artistë dhe figura të televizionit dhe rrjeteve sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat