I mori reklamën, Efi ‘përballet’ me Rike Roçin në ‘After Party-n’ e BBVIP

Mediale Vip

I mori reklamën, Efi ‘përballet’ me Rike Roçin në ‘After Party-n’ e BBVIP

Më: 28 maj 2024 Në ora: 00:10
Rike dhe Efi

Rike Roçi është shpallur fytyra e re e “Lori-Caffé”.

Kompania e kafesë zgjodhi modelen e njohur për të promovuar linjën për kafetë e ftohta në kanaçe.

Por fillimisht ofertën për të qenë imazh e mori vjet Efi, në natën finale në ”Big Brother Albania Vip 2”, por reklama nuk u realizua.

Por duket se dy vajzat nuk kanë aspak hatërmbetje me njëra-tjetrën. Mbrëmjen e sotme ato janë takuar gjatë ‘After Party’ e madje kanë ndarë një video shumë ‘funny’ në rrjetet sociale.

‘Me atë që më mori reklamën’– thotë Efi.

‘Jo, jo nuk ia kam marrë‘- shton Rike duke qeshur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat