A është martuar me Bardhin? Sara Gjordeni flet për gjininë e bebit dhe planet me këngëtarin: Dasmën do e bëjmë…

Mediale Vip

A është martuar me Bardhin? Sara Gjordeni flet për gjininë e bebit dhe planet me këngëtarin: Dasmën do e bëjmë…

Më: 28 maj 2024 Në ora: 12:40
Sara dhe Bardhi

Ish-banorja e “BBV”, Sara Gjordeni ka treguar detaje të reja nga jeta e saj personale gjatë një interviste të zhvilluar së fundmi.

“Jeni martuar me letra me Bardhin?”, ishte një ndër pyetjet që iu drejtua modeles, e cila tregoi se çifti akoma nuk e kanë kurorëzuar në martesë dashurinë e tyre, por sipas saj një gjë e tillë do të ndodhë para lindjes së bebit.

Ish-missi tha se vitin tjetër do të bëjë një dasmë me Bardhin, pasi këtë vit vëmendjen ia kanë lënë motrës së këngëtarit, e cila martohet në gusht.

Sara e cila së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë, u shpreh se do kishte shumë dëshirë që fëmija i saj të ishte një vajzë, ndërsa sipas ish-banores së “BBV” Bardhi dëshiron që foshnja të jetë djalë.

Ndërkohë ka treguar dhe ish-banoren e BBV me të cilën nuk ka komunikim dhe ajo është Françeska Murati. Sara theksoi se pavarësisht se Missi i ka kërkuar falje, fjalët që i ka thënë ishin shumë të rënda.

Pjesë nga intervista:

Gazetarja: Jeni martuar me letra me Bardhin?

Sara: Jo ende. Është në planet e së ardhmes para lindjes së bebit

Gazetarja: Po një dasmë gjigande

Sara: Këtë vit ia kemi lënë vëmendjen motrës së Bardhit, besoj se vitin tjetër mund të kemi diçka

Gazetarja: Ku është Bardhi?

Sara: Bardhi është në një koncert në Vienë

Gazetarja: A ka ndonjë banorë që nuk i flet

Sara: Po kam. Me Françeskën nuk kam fare kontakt. Nuk e di a do kem më

Gazetarja: E ke dëgjuar te Elona Duro që disa ditë më parë Françeska të ka kërkuar fjale

Sara: Është gjëja më normale që duhet të bënte. Është shumë gjest i fisshëm nga ana e saj, por nuk premton patjetër një komunikim të mirë me mua. Fjalët që ka thënë nuk kthehen mbrapa dhe kanë qenë shumë të rënda

Gazetarja: A do doje të ishte një djalë apo një vajzë

Sara: E kam ndërruar. Ne fillim unë doja një djalë dhe Bardhi një vajzë, ndërsa tani unë dua një vajzë dhe Bardhi një djalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat