"Jam djegur...”/ Çfarë i ndodhi ish-banores së "BBV"?

Mediale Vip

"Jam djegur...”/ Çfarë i ndodhi ish-banores së "BBV"?

Më: 11 qershor 2024 Në ora: 18:42
Roza Lati

Ish-banorja e “Big Brother VIP3”, Roza Lati, ka zbuluar përmes postimeve në rrjetet sociale se ndodhet me pushime. Ajo ka treguar gjithashtu se në këto ditë relaksi po e shoqëron mamaja e saj, Rita Lati.

Moderatorja ka postuar foto e video të ndryshme në “Instagram”, që nga ato provokuese por edhe ato për të qeshur.

Një ditë më parë, Roza ka ndarë me ndjekësit e saj një video ku tregon se është djegur e gjitha pasi ka qëndruar shumë në diell dhe e lyer me vaj.

“Rri serioze dhe i them mamit ‘mamo b**a ime është përvëlim’. Jam djegur, i kam ndenjur diellit lyer me vaj, sikur nuk ka të nesërme. Edhe komenti i mamit ‘e ça pastaj, do digesh që çke me atë punë’”, dëgjohet të thotë në videon në fjalë.

Ndërkohë postimin e ka shoqëruar me fjalët:

“Jam djegur. Sinqerisht.

Prapanica ime është në zjarr

Shpina ime është në zjarr

Keç puna, shumë keç!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat