“Puçi puçi të dua fituese”, Ingrit Gjoni surprizon Çiljetën pak para finales së 'Ferma VIP'

Mediale Vip

“Puçi puçi të dua fituese”, Ingrit Gjoni surprizon Çiljetën pak para finales së 'Ferma VIP'

Më: 12 qershor 2024 Në ora: 20:53
Ingrit Gjoni, Çiljeta Xhilaga

Në prag të finales së “Ferma VIP”, ku emocionet dhe tensioni janë në kulm, Çiljeta Xhilaga përjetoi një nga momentet më të veçanta dhe prekëse të këtij spektakli. Një dron me një mesazh të veçantë për këngëtaren fluturoi mbi fermë, duke e befasuar atë.

Ingrit Gjoni, mikesha dhe kolegia e Çiljetës, dërgoi një surprizë emocionuese disa orë para finales së spektaklit. Droni që fluturoi mbi “Ferma VIP” mbante një pankartë me një mesazh të shkruar me dashuri dhe humor: “Puçi puçi të dua fituese. Të dua Giti!”.

Kur Çiljeta pa dronin dhe lexoi mesazhin, emocionet e saj ishin të dukshme. Ajo u përlot dhe e falenderoi publikisht Ingritin për këtë surprizë të veçantë. “Faleminderit shumë, Ingrit! Je e papërsëritshme!”, tha Çiljeta me lot në sy.

Mes të qeshurave dhe batutave, ajo iu drejtua dronit duke e përshëndetur mikeshën e saj dhe duke kujtuar kohët e bukura që kanë kaluar së bashku: “A e mban mend kur ishim të reja moj?”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat