Fjoralba Ponari zbulon nëse do ta prezantojë ajo “Ferma Vip 2”

Mediale Vip

Fjoralba Ponari zbulon nëse do ta prezantojë ajo “Ferma Vip 2”

Më: 15 qershor 2024 Në ora: 18:10
Fjoralba Ponari

Pas përfundimit të “Ferma Vip 1”, produksioni organizoi një festë me stafin dhe fermerët. Mes tyre kishte edhe të ftuar special: i dashuri i Fjoralbës.

Fjoralba foli për eksperiencën në reality show duke e konsideruar si eksperiencën e jetës. 

E vërteta është që ka qenë një projekt shumë sfidues. E kam quajtur 'projektin e jetës', kështu që për këtë mund të jem vetëm falenderuese ndaj producentes Holta Dulaku, por edhe publikut që më ka mbështetur në këtë rrugëtim plot sfida. Përtej momenteve të vështira, ajo çfarë mbetet janë momentet e bukura dhe unë e them me bindje që e kam shijuar në maksimum, u shpreh ajo.

Gjithashtu, ajo u shpreh se do të jetë po ajo që do ta moderojë edicionin e dytë të "Ferma Vip". 

Po patjetër që do të shihemi te dyshi. Seriozisht e keni ju? Po ku heq dorë unë nga kjo tani?

Nga ana tjetër, ajo u shpreh se e ka marrë malli të kalojë kohë me të dashurin e saj, si pasojë e angazhimeve me emisionin. 

Më ka marrë malli të kaloj kohë me të dashurin tim sepse kam qenë shumë e angazhuar me fermën, përfundoi Ponari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat