Vajza transgjinore e Musk sulmon publikisht të atin: “Tradhtar serial që gënjen botën”

Mediale Vip

Vajza transgjinore e Musk sulmon publikisht të atin: “Tradhtar serial që gënjen botën”

Më: 8 gusht 2024 Në ora: 19:34
Elon Musk, Vivian Wilson

Vajza transgjinore e Elon Musk, Vivian Wilson ka nisur një fushatë sulmuese ndaj babait të saj dhe ku, në shtëpinë e tij, në X.

Ajo e përshkruar babain e saj si një tradhtar serial, referuar jetës së tij personale, si gënjeshtar dhe hipokrit.

“Ti nuk je familjar, ti je një kurorëshkelës serial që nuk do të ndalosh së gënjyeri për fëmijët e tu. Ti nuk je i krishterë, me sa di unë nuk ke shkelur kurrë në kishë. Ti nuk advokon përparimin. Kur isha 6 vjeç e quajte arabishten “gjuhën e armikut” dhe të janë bërë një sërë padish për diskriminim. Ty s'të intereson ta shpëtosh planetin dhe as ndryshimet klimatike”, shkruan Vivian.

I gjithë debati atë e bijë nisi pas një intervistë të Musk ku thoshte se ishte mashtruar nga vajza, e cila kishte marrë disa ilaçe për transgjinorët.

Musk iu referua në intervistë si djalë, ashtu siç Vivian ka lindur dhe e quante me emrin e tij të lindjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat