“I dashuri im s’ka qenë i martuar”- U shpërfytyrua nga dy motrat Berisha, reagon sërish Klea Prenga

Mediale Vip

“I dashuri im s’ka qenë i martuar”- U shpërfytyrua nga dy motrat Berisha, reagon sërish Klea Prenga

Më: 8 shtator 2024 Në ora: 13:47
Klea Prenga

Klea Prenga, 24-vjeçarja e cila u dhunua brutalisht nga ish-banorja e Big brother Vip, Antonela Berisha, dhe motra e kësaj të fundit, Marinela Berisha, ka reguar sërish lidhur me ngjarjen, duke sqaruar dhe raportin me partnerin e saj, i cili ishte dhe ‘molla e sherrit’.

Përmes në reagimi në rrjetet sociale, Klea Prenga shprehet se ajo nuk ka ndërhyrë në asnjë marrëdhënie ekzistuese apo të mëparshme të partnerit të saj dhe Marinela Berishën.

Sipas saj, personi me të cilin ajo ka qenë në një lidhje, nuk ka qenë i martuar, por ka një fëmije nga marrëdhënia që ka pasur më parë, e cila sipas saj, ka përfunduar para se ata të njiheshin.

“Marrëdhënia që ai kishte me ish-partneren e tij ishte e mbyllur shumë kohë më parë, dhe asnjë moment nga lidhja jonë nuk ka ndikuar në atë marrëdhënie. Unë nuk kam qene asnjëherë pjesë apo shkak i ndonjë konflikti apo mosmarrëveshjeje mes tij dhe ish-partneres së tij”, shkruan 24-vjeçarja.

Ndër të tjera, ajo ka bërë thirrje për vënien para drejtësisë të dy motrave Berisha, të cilat janë ende në kërkim që prej sulmit ndaj së resë.

“Une bëj thirrje që autoritetet shqiptarë të angazhohen maksimalisht për të sjellë autorët e këtij akti të tmerrshëm para drejtësisë.  Ky sulm nuk duhet te kaloje pa ndëshkim, dhe është e domosdoshme që shteti të siguroje mbrojtjen time. Po shpresoj dhe kërkoj që shteti shqiptar të zgjidhe ketë çështje me prioritet, duke kapur dhe ndëshkuar autorët e këtij akti dhune”, shprehet ajo.

Po ashtu, ajo ka paralajmëruar se çështjen do ta ndjek edhe në shtete e huaja ku ajo është rezidente.

Reagimi i plotë

Dua të bëj të qartë se nuk kam ndërhyrë në asnjë marrëdhënie ekzistuese apo të mëparshme. Personi me të cilin kam qenë në një lidhje prej më shumë se disa muajsh, nuk ka qenë i martuar. Ai ka një fëmijë nga një marrëdhënie e mëparshme, e cila kishte përfunduar plotësisht përpara se unë të njihesha me të.

Marrëdhënia që ai kishte me ish-partneren e tij ishte e mbyllur shumë kohë më parë, dhe asnjë moment nga lidhja jonë nuk ka ndikuar në atë marrëdhënie. Unë nuk kam qenë asnjëherë pjesë apo shkak i ndonjë konflikti apo mosmarrëveshjeje mes tij dhe ish-partneres së tij.

Pas sulmit brutal që më është kryer, i cili më ka shkaktuar lëndime serioze fizike dhe emocionale, dua t’i drejtohem shtetit shqiptar për të reaguar me vendosmëri dhe urgjencë. Unë bëj thirrje që autoritetet shqiptare të angazhohen maksimalisht për të sjellë autorët e këtij akti të tmerrshëm para drejtësisë. Ky sulm nuk duhet të kalojë pa ndëshkim, dhe është e domosdoshme që shteti të sigurojë mbrojtjen time.

Po shpresoj dhe kërkoj që shteti shqiptar të zgjidhë këtë çështje me prioritet, duke kapur dhe ndëshkuar autorët e këtij akti dhune.

Gjithashtu çështja do ndiqet edhe përmes autoriteteve në shtetet ku unë jam rezidente, për të siguruar që drejtësia të vihet në vend. Kjo situatë nuk mund dhe nuk do të mbyllet pa marrë masat e nevojshme ndaj atyre që janë përgjegjës për këtë akt të tmerrshëm.

Faleminderit nga zemra për mbështetjen tuaj dhe mesazhet e shumta!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat