Ish banorja e BBVK, Vesa Vllasaliu ka folur për dasmën e ish- të dashurit të saj, futbollistit Mergim Berisha i cili u martua me shoqen e ngushtë të saj, Edonën.
Në një intervistë në Dukagjini, Vesa ka thënë se ajo ua ka falë të gjithë atyre që i kanë bërë keq dhe se nuk është lënduar.
‘’I kam falë krejt se unë kam paqe me veten, për me pas paqe me vetën duhesh me falë.
Unë nuk mbajë inate, nëse mbaj inate mbaj me veten edhe nëse me kanë bo keq. Zoti është i madh, ai i sheh senet, kush me ka o keq e kom fal. Unë nuk jam lëndu, jam hala happy’’, ka thënë Vesa ndër të tjera.