Bora Zemani do moderojë një programin të ri në ekranin e TCH, në formatin e game show. Formati i ri është patentë ndërkombëtare, “The Pyramid”, një seri game show e krijuar në SHBA nga Bob Stewart.
Shfaqja filloi më 26 mars 1973 në CBS me titullin “The $10,000 Pyramid” dhe më pas u zhvillua në disa versione të ndryshme ndërkombëtare.
Pyramid përfshin dy ekipe të përbëra nga një personazh i famshëm dhe një garues, të cilët përpiqen të identifikojnë fjalë dhe fraza misterioz brenda një kategorie të caktuar, brenda një kohe të caktuar, për të fituar çmime të mëdha në para.
Kjo lojë është e njohur për tabelën e saj të veçantë në formë piramide.
Formati i Pyramid ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm, duke fituar gjithsej nëntë çmime Emmy për game show më të mirë, vetëm pas Jeopardy, që ka fituar 13 Emmy.