“E kam lënë shtatzënë”/ Ish-banori i BBV do bëhet baba? Rikja i nxjerr sekretin dhe i publikon mesazhet

Mediale Vip

“E kam lënë shtatzënë”/ Ish-banori i BBV do bëhet baba? Rikja i nxjerr sekretin dhe i publikon mesazhet

Më: 13 shtator 2024 Në ora: 16:51
Rike Roçi dhe Bledi

Ish-banorja e Big Brother, Rike Roçi ka habitur ndjekësit në një postim në “InstaStory”, teksa ka lënë të nënkuptohet se gazetari Bledi Bane do të bëhet baba.

Ajo publikoi një bisedë të Bledi Manes, ku ky i fundit ka dërguar një mesazh ku shkruan “E kam lënë shtatzënë”. Ndërsa personi me të cilin bashkëbisedon i shkruan: “Çfarë thua? Seriozisht e ke?”.

Rike Roçi, krahas bisedave private të Bledi Manes, shkruan se i bëri publike si shenjë hakmarrje për shkak të sekreteve që gazetari i ka nxjerrë. Megjithatë ish-banorja e BBV shprehet se nuk do të bëjë publik emrin e gruas që ai ka lënë shtatzënë, dule shtuar “po e kursej”.

Image
Postimi

“Është hakmarrje, edhe ti sekretet e mia i ke treguar para të gjithëve…nuk po e tregoj kë, po e kursej”, shkroi ajo.

Nuk dihet nëse mesazhet Bledi Mane i ka shkëmbyer me Rike Roçin, apo asaj i ka rënë në dorë biseda e tij me dikë tjetër. Gjithashtu, s’dihet nëse është një shaka mes dy ish-banorëve të BBV për të tërhequr vëmendjen, apo me të vërtetë një “hakmarrje” nga ana e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat