Që prej zyrtarizimit të lidhjes së Mozzik dhe Lotina Hazirit, komente të shumta në rrjet e kanë krahasuar këtë të fundit me Loredanën.
Ditën e djeshme, teksa ka ndarë disa foto nga dasma e saj, Lotina ka zgjedhur të përgjigjet me finesë ndaj komenteve në rrjet në një foto ku shfaqet krah prindërve të saj!
“Dy njerëzit e vetëm në botë me të cilët mund të përngjaj unë”, ka shkruar ajo.
Me atë rast, Lotina ‘vuri pikat mbi i’ në lidhje me Loredanën.