Aktorja Rozi Kostani ishte e personazhi i kësaj të premteje në emisionin “Glamour” në “Ora News”.
Ajo u bë e njohur shumë kohë më parë për publikun shqiptar me filmin ikonë “Unë, Ti & Kasandra”, ndërsa e pyetur nga moderatorja Ester Bylyku, Kostani solli përjetimet e saj për famën e arritur dhe si shihej ajo në sytë e publikut, veçanërisht të meshkujve.
Ajo nuk i kurseu falënderimet për bashkëshortin e saj për mënyrën se si i menaxhonte situatat në rrugë, ku nuk mungonin ngacmimet e “çunave që hidhnin ndonjë fjalë”.
“Gjëja që më ka lënduar shumë dhe unë i jam falënderuese pa fund tim shoqi është fakti që kur ecnim rrugës, meshkujt, çunat hidhnin fjalë, dhe e kapja fort për dore dhe i tha: “Të lutem mos, mos bëj asnjë reagim, të lutem, të lutem”, dhe kjo nuk ka qenë fare e lehtë për të.
Por megjithatë unë i jam shumë falënderuese sot”, u shpreh aktorja Rozi Kostani.