Rozana Radi hedh dyshime mbi orientimin seksual të Gjestit

Mediale Vip

Rozana Radi hedh dyshime mbi orientimin seksual të Gjestit

Më: 18 shkurt 2025 Në ora: 20:06
Gjesti, Rozana Radi

Një deklaratë e bërë nga Rozana Radi gjatë një bisede me Livian brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania ka shkaktuar debat në rrjet.

Gjatë diskutimit, Rozana reagoi ndaj një akuze të bërë nga një banore tjetër, e cila e kishte quajtur atë homofobe.

Në përpjekje për t’u mbrojtur, ajo u shpreh: “Si mund të më akuzojë ajo mua për homofobe, kur unë rri gjithë ditën me Gjestin?”

Kjo fjali ka ngritur shumë pikëpyetje në rrjetet sociale, veçanërisht në Twitter, ku videoja e momentit është bërë virale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat