Justin Timberlake anulon koncertin pak para fillimit, fansat të zemëruar

Mediale Vip

Justin Timberlake anulon koncertin pak para fillimit, fansat të zemëruar

Më: 1 mars 2025 Në ora: 09:12
Justin Timberlake

Justin Timberlake njoftoi në Instagram anulimin e koncertit të fundit të turit të tij Forget Tomorrow World Tour, duke shkaktuar zemërim mes fansave.

Shumë komentuan për vonesën e njoftimit, i cili erdhi pak para fillimit të koncertit.

“Ka grip dhe e njofton vetëm 10 minuta para? Nuk ka kuptim,” -shkroi një fans.

Të tjerë shprehën zhgënjimin për kohën dhe paratë e shpenzuara.

“Kjo është hera e dytë që udhëtojmë 2.5 orë, paguajmë 300 dollarë për hotel dhe marrim pushim nga puna për asgjë!”

Disa sugjeruan që një riplanifikim do të ishte më i drejtë sesa rimbursimi:

“Anulimi një herë është i kuptueshëm, por jo dy herë. Duhet bërë diçka për ta rregulluar.”

Timberlake, 44 vjeç, sqaroi në postimin e tij: “Jam zemërthyer që duhet ta anuloj. Po luftoja me gripin gjatë provave, por tani më ka mposhtur.” Ai siguroi fansat se do të merrnin rimbursime dhe përfundoi me: “Ju dua të gjithëve.”

Ky është anulimi i dytë i tij në të njëjtin vend, pasi në tetor kishte anuluar një tjetër koncert për shkak të laringitit dhe bronkitit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat