Modelja Hailey Bieber, ka bërë që rrjeti të ziejë me një veprim të fundit të saj.
Ajo ka pëlqyer një video të një përdorueseje në “TikTok”, e cila tallet me një set fotografik të këngëtares Selena Gomez dhe partnerit të saj Benny Blanco.
Ishte vetë influencerja e cili ka postuar sceenshot-in që dëshmonte pëlqimin e Hailey-t.
Të shumta ishin komentet nën postim të cilat thonin se rivaliteti mes Selenës dhe Hailey-t qënka akoma i freskët.
Kujtojmë që Selena Gomez ka qenë prej shumë vitesh e dashura e Justin Bieber i cili tashmë është bashkëshorti i Haileyt.