Kim Kardashian tregon pse po i dhuron vajzës së saj unazën e fejesës nga Kanye

Mediale Vip

Kim Kardashian tregon pse po i dhuron vajzës së saj unazën e fejesës nga Kanye

Më: 16 mars 2025 Në ora: 08:31
Kim Kardashian dhe vajza e saj

Kim Kardashian  i pëlqen bizhuteritë e saj, por ka një prej tyre që ajo është e gatshme të heqë dorë.

Ylli i “The  Keeping Up With The Kardashian” së fundmi zbuloi planet e saj për t’ia kaluar unazën e fejesës me diamantë 15 karatësh nga ish-bashkëshorti i saj vajzës North West.

Unaza në fjalë është ajo me të cilën Kanye West propozoi në vitin 2013.

“Sepse ajo ishte me mua kur u fejuam”, shpjegoi në reality shoë Kim, e cila lindi vajzën e saj katër muaj para propozimit të Kanye.

Kardashian gjithashtu vuri në dukje se unaza ishte “e vetmja bizhuteri” që ajo nuk kishte me vete kur u grabit në një hotel në Paris në vitin 2016.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat