Ai ka vetëm pasion për muzikën dhe, siç e paralajmëroi me një status, këtë baladë e ka shkruar vetë ai para disa muajsh dhe ka dashur t’i japë jetë. Sapo është publikuar, po flasin për artistin e ri, Luan Kashi, me origjinë nga Shqipëria, por që ka zgjedhur të jetojë dhe të veprojë në Gjermani.
Ky projekt, i pari që vjen nga ai, është mjaft i bukur dhe mban titullin "Akull". Zëri i tij i ngrohtë e bën këtë këngë një super hit, edhe pse ai, me skepticizmin e tij, thotë se nuk e sheh veten si një këngëtar të mirëfilltë, por ndoshta do të ndryshojë mendje, pasi edhe muzika dhe klipi me zërin e tij kanë filluar të pëlqehen mjaft.
Ai, teksa e ka publikuar këtë këngë në shpërndarjen e rrjetit të tij social, shkruan kështu: "#AKULL". "Një ëndërr e bërë realitet, një projekt të cilin e kam shkruar vetë dhe melodi të projektuar që disa muaj. Më në fund, pasionin tim për muzikën e konkretizova me një dhuratë për veten, duke i vënë një vulë një ëndrrës që e kisha mbajtur në sirtar."
Falënderoj studion MONOAL për beat-in dhe videoklipin, si dhe Mario Marku -Production që besuan tek unë, edhe kur unë nuk kisha besim tek vetja se do të arrija të realizoja një projekt në atë formë që do ta dëgjoni! Me punën e palodhur në realizimin e këtij projekti, keni gjithë mirënjohjen time dhe përzemërsisht, FALEMINDERIT."
Kënga është në të gjitha platformat online dhe mund ta shihni e dëgjoni. Klikoni në linkun më poshtë dhe, pa dyshim, do t’ju pëlqejë.