Gjesti e ngacmon duke e gjuajtur me jastëk, Laerti humb durimin e ndjekë nëpër oborr

Mediale Vip

Gjesti e ngacmon duke e gjuajtur me jastëk, Laerti humb durimin e ndjekë nëpër oborr

Më: 20 mars 2025 Në ora: 07:37
Gjesti dhe Laerti

Spektakli i Big Brother VIP Albania 4 vazhdon të sjellë tensione mes banorëve, dhe së fundmi, një përplasje ka ndodhur mes aktorit Laert Vasili dhe reperit Gjesti.

Gjithçka nisi në oborrin e shtëpisë, kur Gjesti dhe Jozi morën jastëkë dhe nisën të godisnin me shaka Valbonën dhe Laertin. Por ndërsa situata filloi si një lojë e zakonshme mes banorëve, Laerti nuk e mori mirë këtë veprim.

Në një moment, aktori humbi durimin, u ngrit me nervozizëm dhe nisi të ndjekë Gjestin nëpër oborr.

Reperi arriti t’i shpëtonte, por u vu re qartë se Laerti ishte mjaft i irrituar nga situata dhe shqetësimi që po i shkaktonte Gjesti duke e goditur vazhdimisht me jastëk.

“Boll pra, boll po të them, budalla”, u dëgjua aktori duke i thënë konkurrentit nga Kosova në nervozizëm e sipër pas këtij momenti.

 

Ndërkohë, mbetet për t’u parë nëse ky tension do të ndikojë në dinamikën mes dy konkurrentëve në ditët në vijim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat