​Mbi 40 burra akuzojnë për abuzim Mike Jeffries, ish-shefin e A&F

Mediale Vip

​Mbi 40 burra akuzojnë për abuzim Mike Jeffries, ish-shefin e A&F

Më: 21 mars 2025 Në ora: 15:15
Mike Jeffries

Ish-shefi ekzekutiv i markës së modës Abercrombie & Fitch (A&F), Mike Jeffries, është akuzuar për trafikim seksual dhe përballet me disa padi civile për përdhunim, sulm seksual dhe drogim të më shumë se 40 burrave, raporton BBC News.

Jeffries, 80-vjeç, është në arrest shtëpie pas padive që pretendojnë se ai dhe partneri i tij, Matthew Smith, drejtuan një operacion ndërkombëtar trafikimi seksual nën maskën e mundësive për modelim, transmeton KosovaPress.

A&F po paditet gjithashtu për neglizhencë, me pretendime se lejoi "krime të tmerrshme seksuale" gjatë kohës kur Jeffries ishte kryeshef ekzekutiv (1992-2014). Disa viktima ishin punonjës të kompanisë.

Prokurorët amerikanë kanë identifikuar 15 viktima në çështjen penale, por ky numër mund të rritet.

Jeffries dhe bashkëpunëtorët e tij kanë mohuar akuzat dhe janë deklaruar të pafajshëm. A&F ka thënë se nuk kishte dijeni për këto abuzime dhe se kompania është transformuar nën udhëheqjen e re.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat