Bardhi dhe Sara kurorëzojnë dashurinë në xhami

Mediale Vip

Bardhi dhe Sara kurorëzojnë dashurinë në xhami

Më: 28 mars 2025 Në ora: 23:25
Bardhi dhe Sara

Këngëtari Bardhi ka kurorëzuar dashurinë me Sara Gjordenin.

Lajmin e ka bërë të ditur vet këngëtari përmes një postimi në rrjetin social, Instagram ku shkruan se e kishte pritur me padurim që “nikahun” ta bënte gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

“Unë po prisja me padurim që kurorëzimi im me Sarën të bëhej në muajin e shenjtë të Ramazanit dhe të ishte ditë e premte (e xhuma). Me ndihmën e Zotit m’u realizua dëshira, veç na u desht me prit një vit”, shkroi Bardhi sipër fotografisë së publikuar.

Ai ka falendëruar Sarën që këtë ditë të veçantë iu përshtat zakoneve të fesë islame.

Ndërkaq e falënderoi edhe hoxhën Ahmet Kalaja që i kurorëzoi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat