I dënuar me 1 vit burg për falsifikim dokumentesh, Luiz Ejlli ankimon vendimin e Gjykatës

Mediale Vip

I dënuar me 1 vit burg për falsifikim dokumentesh, Luiz Ejlli ankimon vendimin e Gjykatës

Më: 30 mars 2025 Në ora: 12:31
Luiz Ejlli

Këngëtari Luiz Ejlli ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Fier për të cilën e ka dënuar me 1 vit burg për veprën penale “falsifikimit të dokumenteve”.

Dosja është regjistruar në Gjykatën e Apelit me juridiksion të përgjithshëm dhe shqyrtimi është caktuar me datë 29 prill.

Në dosje rezulton i përfshirë edhe Fatmir Avdurramani, i cili është dënuar me 18 muaj burg.

Sipas prokurorisë, Luiz Ejlli në cilësinë e noterit ka falsifikuar deklaratën noteriale për të cilën i pandehuri Fatmir Avdurramani e ka përdorur në Prokurori për të justifikuar burimin e krijimit të pasurive të tij. Deklarata noteriale e hartuar nga i pandehuri Luiz Ejlli, ishte falsifikuar në përmbajtjen e saj, por mbante nënshkrimin e këtij të fundit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat