Blero: Nëse nuk fiton Gjesti, kam diçka për t’iu thënë të gjithëve

Mediale Vip

Blero: Nëse nuk fiton Gjesti, kam diçka për t’iu thënë të gjithëve

Më: 9 prill 2025 Në ora: 11:20
Blero- Gjesti

Vetëm dhjetë ditë na ndajnë nga finalja e madhe e Big Brother VIP Albania 4.

Tashmë janë zgjedhur finalistët e parë, Rozana dhe Laerti, ndonëse dy të tjerë do të shpallen të shtunën.

Gjesti ndërkohë po vazhdon të ketë një përkrahje të madhe jashtë Big Brother dhe shumë nga njerëzit e konsiderojnë si fitues.

Image
Postimi

I fundit që ka reaguar ka qenë këngëtari dhe ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Blero Muharremi.

Në një postim në InstaStory, artisti shqiptar thekson se nëse nuk fiton Gjesti, do të ketë diçka për të thënë.

“Nëse ky nuk fiton, atëherë kam diçka për t’iu thënë të gjithëve. Pritni”, ka shkruar ai.

Duhet theksuar që finalja e madhe e këtij edicioni do të mbahet më 19 prill (e shtunë). 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat