Takimi me Olsin, Jozi ia thotë në sy Eglit: I hodhe kunja, je e pacipë

Mediale Vip

Takimi me Olsin, Jozi ia thotë në sy Eglit: I hodhe kunja, je e pacipë

Më: 9 prill 2025 Në ora: 20:18
Olsi Bylyku, Egli

Pasditen e sotme, tensionet kanë marrë hov brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 4”, ku një debat i fortë është zhvilluar mes Eglit dhe Jozit.

Shkak i përplasjes është bërë takimi që Egli zhvilloi me ish-partnerin e saj, aktorin Olsi Bylyku.

Jozi e akuzoi Eglin për përdorimin e "kunjave” ndaj Olsit gjatë këtij momenti.

"Edhe ditën që erdhi me të respektuar, prapë i hodhe kunja se kështu je ti, nuk ke cipë ti, e ke lënë cipën jashtë".

Megjithatë, Egli nuk e ka lënë pa reaguar këtë deklaratë, duke theksuar se fjalët e saj nuk ishin thumba, por thjesht të vërteta që ajo ka ndjerë nevojën t’i thotë hapur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat