Ndahet nga jeta babai i aktorit Colin Farrell, Eamon Farrell, në moshën 83-vjeçare

Mediale Vip

Ndahet nga jeta babai i aktorit Colin Farrell, Eamon Farrell, në moshën 83-vjeçare

Nga: A.SH Më: 10 prill 2025 Në ora: 07:47
Ndahet nga jeta babai i aktorit Colin Farrell, Eamon Farrell, në moshën 83-vjeçare

Babai i aktorit të njohur irlandez Colin Farrell, Eamon Farrell, ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë.

Lajmi është pritur me trishtim nga familjarët, miqtë dhe figura publike në Irlandë, të cilët kanë nisur të shprehin ngushëllimet dhe homazhet për jetën dhe kontributin e tij, përcjell Bota sot.

Eamon Farrell ishte një ish-futbollist i njohur në Irlandë, i cili për vite me radhë dha kontribut në sportin kombëtar, si dhe njihej për përfshirjen e tij aktive në komunitet.

Ai u përshkrua nga ata që e njohën si një njeri i dashur, i përkushtuar ndaj familjes dhe me shpirt të madh.

Colin Farrell, i cili ka folur shpeshherë për lidhjen e veçantë me të atin, ende nuk ka dalë me një deklaratë publike, por burime pranë familjes bëjnë të ditur se ai po kalon këtë humbje me shumë dhimbje dhe në privatësi të plotë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat