​Kylie Jenner ndalon Timothee Chalamet të filmojë skena mbi 18-vjeç?

Mediale Vip

​Kylie Jenner ndalon Timothee Chalamet të filmojë skena mbi 18-vjeç?

Më: 10 prill 2025 Në ora: 20:27
​Kylie Jenner ndalon Timothee Chalamet të filmojë skena mbi 18-vjeç?

Kylie Jenner dëshiron që i dashuri i saj Timothee Chalamet të ndalojë së xhiruari skena mbi 18.

Një burim i mirinformuar tha për gazetën britanike The Sunn, se Jenner është e zemëruar me Gwyneth Paltrow për tregimet e saj të fundit rreth skenave intime në “Marty Supreme”.

"Timothee nuk e ka problem intimitetin në filma, por Kylie nuk i pëlqen. Asaj nuk i pëlqejnë të gjitha detajet dhe dëshiron që ai të ndalojë së filmuari skena të tilla", tha burimi.

Paltrow (52) dhe Chalamet (29) filmuan skena të shumta seksuale eksplicite në filmin e tyre, tregoi aktorja në një intervistë për revistën “Vanity Fair”.

"Dua të them, ne kemi shumë skena seksi në këtë film. Shumë, me të vërtetë shumë," tha ajo.

Kur u pyet nga një gazetar: "Pra, ju jeni shpesh në poza shumë të pambrojtura me të?", Gwyneth u përgjigj: "Dhe më shumë se kaq."

Paltrow përshkroi Chalamet “si një simbol seksi, shumë i sjellshëm dhe i dashur, por edhe njeri që e merr seriozisht punën e tij dhe një partner argëtues në xhirime."

Filmi “Marty Supreme” është një histori imagjinare e frymëzuar nga jeta reale e pingpongistit profesionist Marty Reisman, një medalist i shumëfishtë në kampionatet botërore 1940-1960.

Chalamet (29) luan personazhin kryesor Marty Mauser, ndërsa Paltrow luan të dashurin e tij - partneren e njërit prej lojtarëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat