Brad Pitt vuan nga çrregullimi i rrallë, e zbulon pas shumë vitesh...

Mediale Vip

Brad Pitt vuan nga çrregullimi i rrallë, e zbulon pas shumë vitesh...

Më: 19 prill 2025 Në ora: 00:21
Brad Pitt

Aktori i njohur Brad Pitt ka rrëfyer së fundmi se vuan nga një çrregullim neurologjik i quajtur prosopagnosia, ose “verbëri ndaj fytyrave”, që e bën të pamundur për të të njohë fytyrat e njerëzve edhe të atyre që i ka takuar më parë.

Pitt, tashmë 61 vjeç dhe fitues i çmimit Oscar, ka treguar se kjo gjendje i ka shkaktuar ndjesi izolimi dhe keqkuptimi, pasi shumë njerëz mendojnë se ai është arrogant ose nuk u kushton rëndësi.

“Shumë më urrejnë sepse mendojnë që po i injoroj. Por e kam të pamundur të mbaj mend fytyrat,” ka thënë ai për Esquire.

Prosopagnosia është një çrregullim i rrallë që nuk lidhet me shikimin, por me mënyrën se si truri përpunon informacionin vizual. Sipas Klinikës Cleveland, kjo gjendje mund të jetë rezultat i një dëmtimi në tru ose mund të jetë zhvillimore, një formë që shfaqet që në fëmijëri. Statistikat tregojnë se prek rreth 2–2.5% të njerëzve, ose rreth një në çdo 50 persona.

Pitt dyshon se vuan nga forma zhvillimore e saj, megjithëse nuk ka marrë ende një diagnozë zyrtare. Ai ka provuar të jetë më i hapur duke u kërkuar njerëzve të kujtojnë ku janë takuar, por kjo shpesh ka rezultuar në reagime edhe më negative.

“Doja të isha i sinqertë dhe t’u thosha: ‘Më fal, ku jemi takuar?’ por njerëzit fyheshin më shumë. Më shihnin si mendjemadh apo i ftohtë,” ka rrëfyer aktori.

Ai thekson se nuk ka asnjë qëllim të lërë përshtypje të gabuar, por dëshiron të kuptohet më mirë nga të tjerët për këtë vështirësi reale që e shoqëron prej vitesh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat