Fansat sot në përkrahje të Gjestit, nisen nga Prishtina në Tiranë

Mediale Vip

Fansat sot në përkrahje të Gjestit, nisen nga Prishtina në Tiranë

Më: 19 prill 2025 Në ora: 08:40
Gjesti

Ish-banori i “Big Brother Vip Kosova 3”, i cili ka çuar deri në finale rrugëtimin e tij në BBVA4, sonte do të përkrahet masovikisht nga fansat, të cilët do të udhëtojnë nga Kosova.

Lajmin për udhëtimin e fansave nga Prishtinë për në Tiranë e ka bërë menaxhmenti i Gjesitit, të cilët kanë bërë të ditur se shpenzimet do të jenë falas për të gjithë ata që vendosin të shkojnë.

Ndërkaq, fillimisht është bërë e ditur se nisja do të bëhet nga ora 16:00, por në njoftimin e radhës u njoftua se nisja do të bëhet nga ora 15:00.

Fansat në komente i kanë uruar Gjestit fitore, si dhe kanë bërë thirrje që ata që shkojnë në Tiranë të mos sjellin ndonjë të papritur. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat