Djali i Trumpit nuk lejohet të ndajë numrin e celularit me kolegët e fakultetit, zbulohet se si komunikon me ta

Mediale Vip

Djali i Trumpit nuk lejohet të ndajë numrin e celularit me kolegët e fakultetit, zbulohet se si komunikon me ta

Më: 24 prill 2025 Në ora: 08:25
Djali i presidentit amerikan Donald Trump, Barron

Djali i presidentit amerikan Donald Trump, Barron ka gjetur një mënyrë të re për të komunikuar me shokët e tij të universitetit në NYU.

Më parë ishte raportuar se Barron Trump, i cili shoqërohet vazhdimisht nga agjentë të Shërbimit Sekret në kampus, kishte kërkuar nga kolegët e fakultetit që të komunikonin ‘online’ përmes Discord-it, një aplikacion i videolojërave.

Sipas burimeve të PageSix, ai tani po përdor edhe një platformë tjetër lojërash për të komunikuar me kolegët e tij, platformë po ashtu e lojërave.

“E ka shtuar në repertorin e tij”, thotë burimi. “Është bërë platforma e tij e preferuar për komunikim”.

TMZ kishte raportuar më parë se Trump “thuajse nuk ekziston” në kampus — ai lëviz shpejt brenda dhe jashtë klasave, i rrethuar nga agjentë të sigurisë — gjë që e bën të vështirë për të krijojë shoqëri si një student i zakonshëm.

Page Six raporton se Barron përdor platformat e lojërave si mënyrë komunikimi sepse nuk mund të ndajë numrin e tij të telefonit për arsye sigurie, si dhe për të parandaluar që ai të bëhet publik.

“Është një zgjidhje alternative,” shprehet burimi. “Ende po eksperimenton me mënyrat më të përshtatshme”.

Sa i përket numrit personal, burimi sqaron se shpërndarja e tij “sjell më shumë probleme sesa përfitime. Nëse numri do të binte në dorë të të tjerëve, ai do të përhapej shpejt dhe shumë shpejt do të kishte qindra telefonata pa pushim. Do të duhej ta ndryshonte vazhdimisht dhe do të bëhej një rreth vicioz”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat