Rina Balaj dhe Ya Nina sjellin këngën “No Other”

Mediale Vip

Rina Balaj dhe Ya Nina sjellin këngën “No Other”

Më: 26 prill 2025 Në ora: 17:08
Rina Balaj

Dy nga këngëtaret e njohura të skenës shqiptare, Rina Balaj dhe Ya Nina, kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor që premton të pushtojë listat e hiteve.

Kënga titullohet “No Other” dhe është publikuar së fundmi në YouTube, pa shoqëruar ende me videoklip.

Ky bashkëpunim sjell një freski të veçantë në tregun muzikor, falë kombinimit të zërave unikë të dy artisteve dhe ritmeve moderne, që e bëjnë “No Other” të dallohet menjëherë.

Kënga mbart një energji ndryshe, me një produksion të punuar me shumë kujdes nga Cricket.

Teksti i “No Other” është shkruar nga reperi dhe tekstshkruesi i njohur Elinel.

Melodia është krijuar nga Ada Satka në bashkëpunim me Ya Nina.

Ky projekt shënon një tjetër hap të rëndësishëm në karrierat e Rina Balaj dhe Ya Nina, të cilat prej kohësh kanë ndërtuar identitete të forta artistike dhe janë të njohura për eksperimentimin me zhanre të ndryshme muzikore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat