​JoJo Siwa dhe Chris Hughes shfaqen në intervistën e parë të përbashkët, pas daljes nga Big Brother

Mediale Vip

​JoJo Siwa dhe Chris Hughes shfaqen në intervistën e parë të përbashkët, pas daljes nga Big Brother

Më: 28 prill 2025 Në ora: 16:48
JoJo Siwa dhe Chris Hughes

JoJo Siwa dhe Chris Hughes befasuan shikuesit e This Morning duke zbuluar të vërtetën për marrëdhënien e tyre, në intervistën e parë të përbashkët në televizion të hënën, shkruan Daily Mail.

Dyshja, që shkaktoi shumë pyetje pas afrimitetit të tyre në edicionin e dytë të Celebrity Big Brother, u shfaqën për të biseduar me Ben Shephard dhe Cat Deeley.

JoJo, që ishte në një lidhje me Kath Ebbs gjatë pjesëmarrjes në program, konfirmoi se ajo dhe Kath u ndanë pas përfundimit të programit, dhe komentoi për miqësinë e saj me Chris.

"Ne jemi të afërt".

Chris shtoi se lidhja e tyre është një miqësi shumë e fortë “shpirtërash binjak”.

JoJo foli gjithashtu për arsyet e ndarjes nga Kath, duke thënë se gjatë qëndrimit në shtëpi, kishte reflektuar dhe kuptuar se disa gjëra që ajo i pranonte nuk duhej të ishin të pranueshme.

Në ndërkohë, JoJo dhe Chris u shfaqën në mediat sociale duke shprehur miqësinë e tyre dhe duke bërë ‘like’ video ku shiheshin bashkë me njëri-tjetrin.

Fansat kanë shprehur mendime të ndryshme për miqësinë e tyre, disa duke sugjeruar mundësinë e një romance, ndërsa të tjerë mbështesin idenë e miqësisë platonike.

Chris foli gjithashtu për reagimin e tij ndaj një komentimi homofobik ndaj JoJo, duke theksuar se ishte e rëndësishme të mbrosh komunitetin LGBTI+ dhe të denoncosh sjelljet e papranueshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat