Katy Perry ditët e fundit është vënë në shënjestër të kritikave për fluturimin e saj drejt kufirit të hapësirës dhe pas shumë komenteve ka vendosur të dalë publikisht dhe të dërgojë një mesazh për kritikët.
Këngëtarja fillimisht në Instagram shpreh mirënjohjen e saj për fansat e saj.
"Ne jemi në këtë rrugëtim të bukur dhe të egër së bashku. Unë ende mund të qëndroj besnike ndaj vetes, e sinqertë dhe me zemër të hapur për shkak të lidhjes sonë. Ju lutem, dijeni që jam ende mirë, kam punuar shumë për të ditur se kush jam, çfarë është e vërtetë dhe çfarë është e rëndësishme për mua."
Në mesazhin e saj publik ajo iu drejtohet edhe atyre që e kritikuan fluturimin e saj në hapësirë.
“Unë e pranoj, sepse e di që kaq shumë njerëz po vuajnë në mënyra të ndryshme dhe se interneti është një vend ku të shqetësuarit dhe ata që janë në shërim mund të transmetojnë mendimet e tyre. Unë nuk jam perfekte, në fakt, e kam hequr atë fjalë nga fjalori im", ka shkruar ajo.
Katy Perry ishte ndër pesë gratë që fluturuan në hapësirë më 14 prill, në kapsulën New Shepard së bashku me të fejuarën e Jeff Bezos, Lauren Sanchez, gazetaren Gayle King, producenten e filmit Karianne Flynn, ish-shkencëtaren e NASA-s Aisha Bowe dhe aktivisten Amanda Nquyen.
Këngëtarja britanike Lily Allen së fundmi i ka kërkuar falje Katy Perry për talljen me të.