Monika Lubonja: Edhe në 100 ‘Big Brother’ nuk do të vijnë sy të dashuruar si Triksa

Mediale Vip

Monika Lubonja: Edhe në 100 ‘Big Brother’ nuk do të vijnë sy të dashuruar si Triksa

Më: 4 maj 2025 Në ora: 15:12
Monika Lubonja

Në “SOL” me Adelina Hasanin, aktorja Monika Lubonja ka folur lidhur me raportin e saj me Beatrix Ramosajn, me të cilën ishin pjesë e BBVA.

Ajo ka zbuluar se vazhdon të mbanë kontakt me Beatrixen, madje flet edhe me nënë e saj.

“Triksa vazhdon të mbetet dashuria me e madhe, ne komunikojmë me mamanë e Trikësë, komunikojmë gjatë, biles i kam thënë ‘Triksa të keqën Monika, ti ke një zë kaq të ëmbël, të lutëm bëjë këtë mos u shkëput”, tha Lubonja.

“Triksa me ato sytë e bukur, që mund të them që mund të vijnë edhe 100 Big Brother nuk do të vijnë sy të dashuruar si Triksa”, vijoi tutje ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat