Luizi pas vendimit të Gjykatës:“Drejtësia foli sërish, jam i pafajshëm”

Mediale Vip

Luizi pas vendimit të Gjykatës:“Drejtësia foli sërish, jam i pafajshëm”

Më: 8 maj 2025 Në ora: 15:30
Foto ilustrim

Këngëtari i njohur Luiz Ejlli është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Apelit, e cila hodhi poshtë vendimin e Gjykatës së Fierit që e kishte dënuar me 1 vit burg për falsifikim dokumentesh.

Vendimi i sotëm u dha në Tiranë në orën 12:24 dhe përmbysi plotësisht atë që deri më tani konsiderohej një dënim penal ndaj Ejllit.

I mënjëhershëm ishte reagimi i Luizit i cili me anë të një video tha se drejtësia foli sërish dhe qartë.

“Jam i pafajshëm”, tha ndër të tjerash. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat