`Zjerm në Eurovision`, Kurti fton shqiptarët të votojnë

Mediale Vip

`Zjerm në Eurovision`, Kurti fton shqiptarët të votojnë

Më: 13 maj 2025 Në ora: 23:27
Shkodra Elektronike

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, ka shprehur përkrahjen e tij për përfaqësuesen e Shqipërisë në `Eurovision 2025`, grupin Shkodra Elektronike, që këtë vit konkurron me këngën “Zjerm”.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti u ka bërë thirrje shqiptarëve kudo që ndodhen që të votojnë për Shqipërinë.

“Zjerm në Eurovision! Të dashur vëllezër e motra shqiptar kudo që jeni, votoni për Shkodrën Elektronike!

Vazhdo me shndrit, shndrit, shndrit!”, ka shkruar Kurti, teksa ka bashkëngjitur dhe fotografi me sqarimin se si mund të votohet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat