Prej muajsh aludohet se i ka dhënë fund martesës me bashkëshortin, rrëfehet Hati i TikTok-ut

Mediale Vip

Prej muajsh aludohet se i ka dhënë fund martesës me bashkëshortin, rrëfehet Hati i TikTok-ut

Më: 14 maj 2025 Në ora: 15:26
Hati dhe Jashari

Influencerja Hatixhe Braka e njohur për fansat si Hati, i ka dhënë fund njëherë e mirë aludimeve nëse është ndarë apo jo me bashkëshortin e saj Jashar Stojkun.       

E ftuar në një intervistë ajo ka nënkuptuar se momentalisht po kalon një proces divorci teksa thekson se ndihet mirë.

Mirëpo, duke mos dashur ta trajtoj shumë si temë influencerja “i ka vënë pikat mbi i” situatës të cilën po kalon me një shprehje;

“Pas vështirësisë vjen lehtësimi dhe zoti nuk të sprovon më shumë seç ti mund të mbash.”

Ndërsa theksoi se vendimin për tu ndarë e kishte marrë vetë ajo, Hati rrefeu se familja e kishte mbështetur në këtë vendim.

“Vendimi ka qenë i imi, edhe familja do lumturinë time dhe përderisa shohin që unë jam e qetë, jam e lumtur dhe ato janë të lumtur,” u shpreh ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat