“Do mbetet mister”/ Alba Pollozhani flet pas daljes nga “FermaVIP”

Mediale Vip

“Do mbetet mister”/ Alba Pollozhani flet pas daljes nga “FermaVIP”

Më: 17 maj 2025 Në ora: 00:28
Alba Pollozhani

Gjatë mbrëmjes së sotme në “Ferma VIP”, Alba sqaroi për herë të parë publikisht arsyet e largimit të saj:

“E kam shprehur shumë qartë. Kam disa parime në jetë dhe para tyre nuk vendos asgjë. Edhe çmimi vjen pas parimeve,” – u shpreh Alba, duke lënë të kuptohet se vendimi i saj ishte i menduar dhe i pandikuar.

Në lidhje me spekulimet për raportin mes saj dhe konkurrentes tjetër, Nenes, dhe “tradhtinë” e dyshuar të Limit me të, Alba u shpreh prerë:

“Nena për mua nuk ka qenë aspak problem dhe nuk i kam kushtuar rëndësi. Për mua, rrënja e problemit është partneri që kam në krah.”

E pyetur nga Luana për “sekretin” e saj dhe Limit, për të cilin Alba ka thënë gjatë gjithë qëndrimit në fermë se nuk flet dot për të, Alba tha se bëhet fjalë për besën.

“Unë dhe Limi e kemi nga ajo që kemi ndjerë për njëri-tjetrin. Që jemi marrë vesh me sy, kjo do mbetet gjithmonë mister për publikun.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat