Aktorja Adelina Muça, “nëna” e Ester Alushit në sitcom-in “Familja Kuqezi” ditën e sotme ishte e pranishme në “Ferma Club”, nën moderimin e Ditea Berishës.
Aktorja komentoi lojën e Esterit dhe shpehur mbështetjen e saj për “vajzën” ashtu siç e quajti vetë ajo fermeren.
Adelina Muça: Kemi një marrëdhënie të shkëlqyer. Roli (mamaja dhe vajza) ndikoi edhe në marrëdhënien tonë jashtë kamerave.
Shpesh herë e shoh si vajzën time. Në fillim kisha frikë se do tërhiqej, por unë e njoh shumë mirë, është e drejtpërdrejtë, është gangster, gango.. ka edhe pejsën e ndjeshme, është e brishtë. Por më vjen mirë që e shoh më aktive se në fillim.