Gentjana Gjergji, një këngëtare e mirënjohur që po shkëlqen në zhanre të ndryshme muzikore, së fundmi ka filluar të publikojë projekte të reja që po priten mjaft mirë nga publiku.
"Unaza", balada më e fundit e sjellë nga Gentjana, është një këngë e interpretuar me profesionalizëm dhe e realizuar me shumë finesë. Kjo këngë e mrekullueshme po arrin të fitojë zemrat e fansave të saj dhe të dashamirësve të baladave.
Gentjana ka ndërtuar një repertor të pasur me këngë të suksesshme në zhanre të ndryshme. Përveç projekteve tashmë të publikuara, ajo ka në plan edhe prurje të reja që do të dalin së shpejti.
Ndërkohë, ajo po korr sukses edhe në evente të ndryshme si dasma, fejesa dhe koncerte, brenda dhe jashtë vendit – nga Europa deri në Amerikë. Për këtë, Gentjana falënderon fansat e saj, të cilët janë mbështetja kryesore në rrugëtimin e saj artistik.