Demi Lovato martohet – por a është fustani “kopje” e Miley Cyrus?

Mediale Vip

Demi Lovato martohet – por a është fustani “kopje” e Miley Cyrus?

Më: 27 maj 2025 Në ora: 19:02
Demi Lovato, Miley Cyrus

Demi Lovato i dha fund beqarisë fundjavën që lamë pas duke u martuar me Jordan "Jutes" Lutes – dhe, po, dukej magjike në një fustan me supe jashtë dhe korse të dizajnuar nga Vivienne Westwood. Fotot? Thjesht WOW.

Shumë fansa vunë re diçka të njohur te fustani – një ngjashmëri me fustanin po aq të bukur që Miley Cyrus kishte veshur kur u martua me Liam Hemsworth.

Por stop! Le të sqarojmë diçka: nuk është i njëjti fustan. Po, silueta është klasike Vivienne Westwood, por ka disa dallime të rëndësishme. Për shembull, në 2018-n u raportua që fustani i Miley-t ishte bërë me porosi dhe kushtonte rreth 8,600 dollarë.

Ndërkohë, fustani i Demit? Totalisht i personalizuar nga vetë brand-i. Në një intervistë për Vogue, Demi tregoi:

“Kur mendoja për stilin e fustanit që doja, më shkonte mendja vazhdimisht te dizajnet e Vivienne – veçanërisht për mënyrën si siluetat e saj përqafojnë format e trupit dhe përdorimin e korseve.”

Ajo shtoi se dizenjimi i fustanit u bazua në një model ekzistues të Westwood-it, por u punua mbi të me detaje që e bënë këtë fustan totalisht të sajin. Siç raportoi Vogue, procesi përfshinte "kombinime të pjesës së sipërme me fundin" dhe shumë përpikëri në çdo element të dizajnit.

Pra, për ta mbyllur këtë dramë të vogël: ky është një fustan që u krijua për Demi-n dhe vetëm për të. Por, silueta është shumë popullore – aq sa edhe Hailey Bieber ka veshur një version të saj në darkën para dasmës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat