“Pa të pa”, krejt pritja për duetin që po vjen nga Ermal Fejzullahu dhe David Dreshaj

Mediale Vip

“Pa të pa”, krejt pritja për duetin që po vjen nga Ermal Fejzullahu dhe David Dreshaj

Më: 29 maj 2025 Në ora: 13:14
Ermali dhe Davidi

Nëse mendoni se hitet në duet kanë ardhur tashmë, e keni gabim, pasi një super bashkëpunim pritet të dalë “nga furra” dhe do ta ndezë krejt verën! Bëhet fjalë për këngëtarët Ermal Fejzullahu dhe David Dreshaj, të cilët kanë bashkuar forcat dhe shumë shpejt do të sjellin një super këngë që titullohet "Pa të pa".

Madje, edhe videoklipi është realizuar në disa nga vendet më të bukura dhe piktoreske të Malit të Zi — pamje të tilla nuk keni parë ende! Mësojmë se producent dhe arranzhues i këngës është Cricket Music, melodia nga Alien, beat-i nga Cricket, ndërsa teksti nga Alien dhe Cricket.

Muzika është punuar nga vetë treshja: Ermali, Davidi dhe Cricket. Mix & Master është realizuar nga Lorenc Aliaj (Avaxus) dhe Cricket.

Videoklipi, i xhiruar mjeshtërisht nga Mars Studio (Endrit Rrahimi), pritet të sjellë pamje mbresëlënëse, dhe ne do t’ju ndajmë disa foto ekskluzive nga sheshxhirimi. Kënga dhe klipi do të publikohen në të gjitha platformat digjitale, ndërsa producent ekzekutiv i projektit është vetë David Dreshaj dhe menaxhmenti i tij.

Bëhuni gati të shijoni hitin e verës nga dyshja që gjithmonë sjell vetëm hite: Ermal Fejzullahu dhe David Dreshaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat