Jeta si e pastrehë në SHBA, habit Parashqevi Simaku: Ishte zgjedhje e imja

Mediale Vip

Jeta si e pastrehë në SHBA, habit Parashqevi Simaku: Ishte zgjedhje e imja

Më: 29 maj 2025 Në ora: 18:00
Parashqevi Simaku

Parashqevi Simaku, ka rrëfyer së fundmi detaje për periudhën e jetës së saj kur jetonte në rrugët e New York-ut, si e pastrehë dhe larg dritave të skenës.

Në një intervistë për emisionin “Opinion” me Blendi Fevziun, këngëtarja ka sqaruar të vërtetën pas fotove që disa muaj më parë tronditën rrjetin, ku ajo u shfaq e braktisur në rrugët e Amerikës.

Simaku ka habitur me deklaratën teksa është shprehur se e kishte zgjedhur vetë atë mënyrë jetese teksa u shpreh:

“Pse mos të rrija jashtë? Isha jashtë sepse zgjodha të jem. Në atë kohë, qindra amerikanë ishin jashtë si unë. Kishim vende ku mund të shkonim, por unë zgjodha të isha jashtë. Ishte e imja. E quaj një pjesë të mirë të jetës sime, absolutisht.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat