Adelina Ismajli bëhet pjesë e “Ferma Vip”, ja cili do jetë roli i saj për sot

Mediale Vip

Adelina Ismajli bëhet pjesë e “Ferma Vip”, ja cili do jetë roli i saj për sot

Më: 30 maj 2025 Në ora: 22:56
Ferma VIP

Ka nisur me surpriza spektakli i sotëm i Ferma Vip. Këtë herë në krah të Luanës, nuk ka qenë dyshja e zakonshme e opinionistëve Zhaku dhe Kastro, pasi ky i fundit mungon.

Por ajo që e zëvendëson është një DIVA e vërtetë e artit dhe ekraneve shqiptare.

Adelina Ismajli ndodhet mbrëmjen e sotme në studio krah Luanës dhe Zhakut, e cila do të jetë në rolin e opiniostes.

Adelina vetëm pak muaj më parë ka qenë në rolin e anëtares së jurisë në Albania’s Got Talent, ku do të vijojë të jetë edhe në sezonin e ardhshëm të këtij superspektakli që pritet të nisë pas pak muajsh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat