Xheraldina: U befasuam kur u ndanë Ledri e Sara, ishin çiftë fantastik

Mediale Vip

Xheraldina: U befasuam kur u ndanë Ledri e Sara, ishin çiftë fantastik

Më: 1 qershor 2025 Në ora: 11:26
Xheraldina Vula

Xheraldina Vula, nëna e rep – artistit Ledri Vula foli edhe për raportin me ish-nusen, Sara Hoxha.

Derisa bëri të ditur se ishte e befasuar kur kuptuan se Ledri dhe ajo po ndahen.

“Asnjë prind nuk gëzohet kur ndahet fëmija, ose një çift që ka qenë fantastik, ne jemi befasu dhe jemi ndje tepër, tepër keq. Por nuk është çifti i parë as i fundit, qejf nuk kemi pasë fare. Por të rinjtë nuk na pyesin”

“Unë me Sarën vazhdoj të kem kontakt sepse e kam vajzën. Ndarja e tyre është ndarja e tyre, nuk është ndarja jonë me vajzën dhe Sarën. Nuk kemi asnjë antagonizëm, Sara vjen e viziton gjyshen e Ledrit e bjen çikën. Marrëdhëniet mes tyre janë tepër korrekte dhe miqësore, por gjera të tilla ndodhin”, tha Xheraldina.

Ajo ndër tjerash tha se është gjyshe shumë e mirë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat