Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Kevini sot në emisionin “Sol Summer” ka folur për raportin e tij me Anën, duke thënë se ndihet i lumtur.
Ai gjithashtu tregoi se është i qetë dhe se është i fokusuar në shëndet, në familje dhe në të ardhmen.
“Kam qenë në Amerikën Latine në Evropë, kam pasur shokë nga e gjithë bota, e kam jetuar jetën, tani jam pak më qetë.
Jam i fokusuar në shëndet, në familje dhe në të ardhmen, më herët nuk ka qenë ashtu”, është shprehur Kevini.