Një tjetër duet po vjen në skenën muzikore shqiptare. Diona Fona dhe MC Kresha kanë bashkuar forcat për një duet të ri, të titulluar “Paso”, që pritet të lançohet së shpejti.
Lajmin e kanë bërë të ditur vetë artistët përmes një postimi në Instagram.
Ata kanë ndarë disa sekuenca ekskluzive nga videoklipi i ardhshëm.
Ende nuk është bërë e ditur data e saktë e publikimit, por fansat tashmë janë entuziastë dhe mezi presin lansimin e “Paso”.