Bashkëshorti i Lindsay Lohan, Bader Shammas ndan një dedikim të rrallë për përvjetorin e tretë të martesës

Mediale Vip

Bashkëshorti i Lindsay Lohan, Bader Shammas ndan një dedikim të rrallë për përvjetorin e tretë të martesës

Më: 15 qershor 2025 Në ora: 08:15
Lindsay Lohan, Bader Shammas

der Shammas, bashkëshorti i Lindsay Lohan, ka ndarë një fotografi të rrallë të çiftit gjatë një udhëtimi në Monte Karlo, për të shënuar përvjetorin e tretë të martesës së tyre.

Në mbishkrimin e postimit në Instagram, ai shkroi me dashuri: “Jeta ime. Dhe çfarë bekimi je ti”.

Lohan e ndau postimin me 15.6 milionë ndjekësit e saj, duke i dhënë edhe më shumë peshë këtij momenti të ëmbël.

Çifti, të cilët u martuan në prill 2022 dhe u bënë prindër në korrik 2023, e kanë mbajtur lidhjen e tyre larg vëmendjes së publikut.

Aktorja ka folur disa herë me dashuri për partnerin e saj, duke e quajtur “personi im” dhe “një njeri i mrekullueshëm”.

Ndërkohë, Lohan pritet të rikthehet këtë verë me filmin “Freaky Friday 2”, përkrah Jamie Lee Curtis, ndërsa po ndërton jetën e saj të re në Dubai me familjen. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat