​Nesër mbahet koncerti i Shkodrës Elektronike në Prishtinë

Mediale Vip

​Nesër mbahet koncerti i Shkodrës Elektronike në Prishtinë

Më: 15 qershor 2025 Në ora: 10:31
Shkodra Elektronike

Pas suksesit të tyre me këngën “Zjerm” në Eurovision, “Shkodra Elektronike” do të mbajë performancën e parë në Kosovë.

Koncerti do të mbahet në AMC Hall, më 16 qershor duke nisur nga ora 20:00.

E ky koncert mbahet në kuadër të edicionit të 13-të festivalit “FEMART”.

Nga Eurovisioni në Prishtinë, Shkodra Elektronike, e përbërë nga dyshja unike – Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca, do të sjellin magjinë, sharmin, dhe energjinë e “Zjerm” në Festivalin FEMART, duke festuar njëherësh Ditët e Çlirimit të Prishtinës.

Këtë vit FemArt vjen me moton ‘Çliroje mendjen’ dhe do të zgjasë gjashtë ditë, prej 16-21 qershor, 2025 FEMART. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat