David Beckham bën një përpjekje tjetër për të rregulluar marrëdhënien me të birin, Brooklyn, mes problemeve familjare.
Ish-futbollisti britanik me sa duket u përpoq të riparonte marrëdhënien me Brooklyn Beckham përmes një postimi në Instagram, mes tensioneve në rritje në familjen Beckham.
Në llogarinë e tij personale erdhi me një postim emocionues për Ditën e Babait me mesazhin: “Puna ime më e rëndësishme dhe e preferuar në jetë është të jem baba…”, u shpreh ai.
“Jam shumë krenar për të gjithë ju dhe siç ju thotë një baba (më falni fëmijë) çdo ditë, unë do të jem gjithmonë këtu për ju pavarësisht gjithçkaje… Mami, faleminderit që bëre pjesën më të rëndësishme dhe më bëtë baba, nuk ka dhuratë më të madhe në jetë se sa të më bënit baba…”.
“Gëzuar Ditën e Babait… Ju dua më shumë sesa mund ta imagjinoni ndonjëherë”.
Një mesazh të cilit i janë përgjigjur fëmijët e tij, përveç Brooklyn-it , i cili sjellë dyshime rreth statusit të marrëdhënies familjare.
Ylli i famshëm është shpallur zyrtarisht “Sir”, duke marrë më në fund titullin kalorës pas shumë vitesh pritjeje dhe pengesash.
Ish-kapiteni i Anglisë u shpreh i emocionuar dhe “jashtëzakonisht krenar” për këtë nder, duke thënë se “kurrë nuk do ta kishte imagjinuar” një moment të tillë.