Rama i dhuron Shkodrës Elektronike Hyjneshën në Fron

Mediale Vip

Rama i dhuron Shkodrës Elektronike Hyjneshën në Fron

Më: 16 qershor 2025 Në ora: 15:32
Shkodra Elektronike

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim grupin “Shkodra Elektronike”, të cilëve i ka dhuruar në shenjë simbolike, Hyjneshën në Fron.

Në njoftimin e fotografitë e shpërndara nga faqja zyrtare e Komunës së Prishtinës, thuhet se kryeqyteti është gjithmonë hapësirë e mirëseardhjes për artin që flet me zemër.

“Kur përfaqësimi bëhet përmes artit që rrënjët i ka në shpirtin tonë kolektiv, atëherë jemi të gjithë bashkë, një zë, një ritëm, një emocion. Mirëpritëm në Odën e Kryeqytetit grupin Shkodra Elektronike, krijues të një muzike që tejkalon kufij dhe e bën krenar secilin prej nesh. Në shenjë simbolike, u dhuruam edhe Hyjneshën në Fron, një figurë që mishëron shpirtin tonë krijues”,  bëhet e ditur nga komuna për takimin.

Kanë thënë se energjia e tyre, origjinaliteti dhe fuqia artistike janë frymëzim për të gjithë ata që e duan artin si formë identiteti.

Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm” përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision këtë vit duke u renditur e teta në garë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat